Sinan Kërpaçi
Nesër Jam Me Poetin Uitman
Nesër nuk do votoj për një president
që si Alende do vrasë veten te Gjoli
dhe mua do më vijë shumë keq pastaj.
Mos më kërkoni të qaj!
Nesër nuk do votoj për një kryeministër
që na lodhi me batuta dhe fjalë
sot e një jetë.
Të dalë ku të dalë!
Nesër nuk do votoj për opozitën
në zvarritje me "molotovë" dhe "filxhanë"
që se ku shkon këto kohë s`e di as vetë.
Kuturu a udhë e mbare?!
Nesër unë jam i përgjegjshëm për votën
me devizën e amerikanit të madh
Uollt Uitman:
"Do ta bëj kontinentin Një të pandarë
me dashurinë e shokëve."
që si Alende do vrasë veten te Gjoli
dhe mua do më vijë shumë keq pastaj.
Mos më kërkoni të qaj!
Nesër nuk do votoj për një kryeministër
që na lodhi me batuta dhe fjalë
sot e një jetë.
Të dalë ku të dalë!
Nesër nuk do votoj për opozitën
në zvarritje me "molotovë" dhe "filxhanë"
që se ku shkon këto kohë s`e di as vetë.
Kuturu a udhë e mbare?!
Nesër unë jam i përgjegjshëm për votën
me devizën e amerikanit të madh
Uollt Uitman:
"Do ta bëj kontinentin Një të pandarë
me dashurinë e shokëve."
Qershor 2019
Komente 0