>
LETERSISHQIP
Sinan Kërpaçi

M'i Shtrive Rrënjët

Rruga ka nuhatje për aromën e blirëve,
unë kam nuhatje për dëshirat e tua.

Rrugë s`je,
bli nuk je,
se je grua.

Je gruaja që t`u bëra premtim i mbajtur
me dekada të tëra rënie burri në gjunjë.

Rrugë s`je,
bli nuk je
kur bëhem urë.

Zoti m`i dha duart t`ju përkëdhel butë
sa m`i shtrive rrënjët deri në mbiemër.

Rrugë s`je,
bli nuk je...
Ti je Femër!