>
LETERSISHQIP
Sinan Kërpaçi

Si Letërsi

Të shkruarën në libra
më së shumti e ka në dëborë,
tregimet, romanet, krejt letërsinë.

Tek e folura përballë
ti si mik e noton fjalën
në akujt që ai shkrin,

si ndodhi në Dajt atë ditë
që kishte dëborë,
që binte dëborë,
që makina i ngjitej malit
dhe uturimën e motorrit s`e dëgjonim:

flisnim, qeshnim, rrëzonim dëborën
nga qielli, nga pemët, nga minutat,
nga shkonim
për ta gjetur unë të nesërmen
si letërsi nga Koço Kosta.