Sinan Kërpaçi
Numërova
Në numërim më dalin 47 për së gjati,
për së gjeri më dalin 4 e pak.
Korridor i gjatë, korridor i gjatë.
Bie këpuca ime mbi pllaka dhe i shkel,
bien dyert blind që varen në menteshat e rënda,
varen shulat, varen drynat
që kyçin ata brenda.
Bien minutat në turnin e tretë,
vrapon koha për të kapur mëngjesin.
Do afroj pak kokën te frengjia
të shikoj diellin
si lind jashtë burgut.
I numërova pllakat disa herë gjatë natës:
për së gjati më dalin vazhdimisht 47,
për së gjeri 4 e pak.
Orët e rënda pa gjumë nuk i numërova
si gardian
dhe në mëngjes u mendova shumë për një kafe
kur hodha dorën në xhepin tim të pasmë
për portofolin.
për së gjeri më dalin 4 e pak.
Korridor i gjatë, korridor i gjatë.
Bie këpuca ime mbi pllaka dhe i shkel,
bien dyert blind që varen në menteshat e rënda,
varen shulat, varen drynat
që kyçin ata brenda.
Bien minutat në turnin e tretë,
vrapon koha për të kapur mëngjesin.
Do afroj pak kokën te frengjia
të shikoj diellin
si lind jashtë burgut.
I numërova pllakat disa herë gjatë natës:
për së gjati më dalin vazhdimisht 47,
për së gjeri 4 e pak.
Orët e rënda pa gjumë nuk i numërova
si gardian
dhe në mëngjes u mendova shumë për një kafe
kur hodha dorën në xhepin tim të pasmë
për portofolin.
Shkurt 2020
Komente 0