Sinan Kërpaçi
Sheshpushim
Nuk i fola si poet në mëngjes të ditës sime,
s`isha "pranga" që lidh shpirtin
brenda fjalëve,
i dhashë shkas të shpërthente:
"S`ma ke ngrënë vezën e rrahme!"
Dielli sa kishte dalë…
Prill e maj, prill e maj!
Gushën sa ia kishte zënë
e më poshtë nuk kish arritur
në dy maja ku vë kokën,
ku qëllon që ulem unë dhe pushtoj botën.
Atë ditë s`e kisha këngën,
s`e fërshëlleja te buza,
nuk e kërkova të saj.
Prill e maj, prill e maj
dhe sheshpushim në dy maja diell-lara
si nënkresë në viset e trëndelinës.
s`isha "pranga" që lidh shpirtin
brenda fjalëve,
i dhashë shkas të shpërthente:
"S`ma ke ngrënë vezën e rrahme!"
Dielli sa kishte dalë…
Prill e maj, prill e maj!
Gushën sa ia kishte zënë
e më poshtë nuk kish arritur
në dy maja ku vë kokën,
ku qëllon që ulem unë dhe pushtoj botën.
Atë ditë s`e kisha këngën,
s`e fërshëlleja te buza,
nuk e kërkova të saj.
Prill e maj, prill e maj
dhe sheshpushim në dy maja diell-lara
si nënkresë në viset e trëndelinës.
Komente 0