Sinan Kërpaçi
Përqafimi
Deri ku s`na njohin bëju të fala,
për vete mbaj përqafimin:
po e ndjeve se jam unë,
fryj si Juga,
po e ndjeve se jam Luca,
ai mal.
Jam Luca nga shohim detin
dhe shprehemi me një zë:
bukuria s`është larg.
Kokën mbi dy të florinjta
s`e mbështes
sikur pi dy sylynjarë:
afroj veshin, dëgjoj thellë
mu atje ku rreh një zemër
me frikë s`e mos lë punën
dhe vdekjen time shpall.
për vete mbaj përqafimin:
po e ndjeve se jam unë,
fryj si Juga,
po e ndjeve se jam Luca,
ai mal.
Jam Luca nga shohim detin
dhe shprehemi me një zë:
bukuria s`është larg.
Kokën mbi dy të florinjta
s`e mbështes
sikur pi dy sylynjarë:
afroj veshin, dëgjoj thellë
mu atje ku rreh një zemër
me frikë s`e mos lë punën
dhe vdekjen time shpall.
Komente 0