>
LETERSISHQIP
Sinan Kërpaçi

I Dallova Nje Skuqje

Ne cepin e majte te buzes
edhe dje ia dallova ate skuqje
qe vjen me vrap si puthje nga shume vite me pare,
si puthje e vjedhur nga une me zjarr
dhe si me gjysme deshire nga ana e demtuar.

E jetuara e hershme nuk eshte imagjinate
ndodhur nga dikush qe u zgjua me nje enderr
e vendosur ne kohen qe la nje gjysmeputhje
ne moshe puthjesh flake.

Ne cepin e larget i dallova nje skuqje
si jashte kohe,
mberriti tek une me rendje ne kohe COVIDI
pak si e ndaluar per diten e sotme
po ne shtratin qe u shumova me te Bukuren.

Sa here qe mbetem rob ne ndonje puthje
kujtoj "te vjetren", ate me nje cepskuqje
te hershme, te larget si jashte kohe.
Qershor 2020