Sinan Kërpaçi
Kur Bëjnë Dy Këmbë Trak-Trak
Shkel mbi atë e bukura e radhës e unë them: e imja;
kuptohet, "e imja" i them rrugës dhe jo asaj.
Po të zgjatem pak që këtu me dorë mund ta zë,
natyrisht, rrugën, dhe jo atë.
Ngrihet mbi sandale trak – trak,
ngrihet mbi dy këmbë brenda një fustani transparent
që ia bën fërfër, fërfër.
E shikoni gremisjen e bukur të flokëve:
jam unë që lëviz gishtat dhe po i kreh
me krahët e qëndisur të zogjve.
E ndjej indiferencën e madhe, nuk jam as skaj
për syrin e bukur të rrugës që nuk më shikon.
E mirë ma bën,
kur zgjodha ta pi kafen në ballkon
dhe jo në rrugë, ku bëjnë dy këmbë trak – trak,
se janë vonë.

Nga libri "Ma thuaj neser", 2012
Komente 0