Sinan Kërpaçi
Dashuria Quhet Përroi Im
Unë ecjen në dashuri e kam me centimetra,
ndërsa ju: me hapa.
Ti je si përroi i fëmijërisë sime në nisje
kur e mbledh ujin nga rrëketë,
unë: si ai në çastin që prek det.
Si në ecjen time të matur me centimetra
edhe në ecjen tuaj me rrëmbim
dashuria jonë pa njësi matëse
quhet Përroi im ose Muguçal:
më "gërryen" themelet në Diell-lindje.
ndërsa ju: me hapa.
Ti je si përroi i fëmijërisë sime në nisje
kur e mbledh ujin nga rrëketë,
unë: si ai në çastin që prek det.
Si në ecjen time të matur me centimetra
edhe në ecjen tuaj me rrëmbim
dashuria jonë pa njësi matëse
quhet Përroi im ose Muguçal:
më "gërryen" themelet në Diell-lindje.
Nga libri "Ndjek rrugen e diellit", 2017
Komente 0