>
LETERSISHQIP
Sinan Kërpaçi

Ngjyra E Verës

As padashur mos t`i zvogëlojmë
përmasat e ditës pa cak
duke e quajtur, si shprehen ca,
"Piknik në natyrë",
se unë sa e shpalla në varg
"Dehje deti"
nën një shi stërkalash.

Dy gota mbi pllakë guri
mos t`i lëmë të mbushura
në breg
për sqepin e pulëbardhës
dhe të erës,
se i puthën buzët tona
sa u dhanë ngjyrën e verës.
Nga libri "Ndjek rrugen e diellit", 2017