>
LETERSISHQIP

Emrat Tanë

Ta ruaj emrin nëpër ca dyer të memorjes
çuditërisht, nga vetëdija shume rrallë çelen,
sepse jetojmë kohë të ngutura dhe vetëm prehjes
ndriçojmë ndërgjegjes rrallëherë dritat që ngelen.

Të larguar në jetë rikthehemi, vetëm buzëqeshje
dhe nuk kërkojmë kurrësesi shkaqet përse u ndamë,
duke ruajtur sekret kohëve, fshehur e në heshtje,
dhimbjen që kemi dhe emrat tanë.