>
LETERSISHQIP

Shihemi Verbimit

Qiell i mugët, përleshje titane,
jehonë që zvarget kuçedër.

Një gjarpër i zjarrtë diku vetëtin
dhe shihemi verbimit të dy.

Jetojmë e dashur në terrin që nxin,
në kohën me dhimbjet në sy.