>
LETERSISHQIP

Gonxhe Mbi Mure

Moj ves’ e mëngjezit, rrezaton petalet,
dole bandill dole, ç’kërkove me gonxhet,
e këpute heshtjes, i the ”qami hallet” ;
si të bëri dora, e ndave nga shoqet.

Përqahet e mjera: -“ mbi mure kam çelur”;
tinëz kur vjen mbrëmja me dritën e hënës,
shikon djelmurinë, që ikën përvjedhur
e këput burbuqe, pastaj ja merr këngës “.