>
LETERSISHQIP

Kafe Në Dy Kohë

Midis bisedës dhe nulitetit të ditës
ti më flet me gjuhën e “ AVENY “ – ve
dhe sensin ultramodern për SNACK-et e dritësuar,
e ngjan dëshirues i një bote tjetër,
madje, thuajse i padeshifruar.

Mua, më lodh mendërisht shqetësimi
I klubeve të vegjël të qytetit,
e nuk di ku të të shpie…!
Për konfort joshem, tmerrësisht nga mendimi,
sikur të shijojmë një kafe shtëpie.