>
LETERSISHQIP

Vajza E Lagjes Sime

Vajzëria jote e bukur, e vrarë nga paragjykimet,
e ngatërruar nëpër kohë, ligësisht e përgojuar,
duke kujtuar vitet si besimtari që fal përshpirtjet,
mu shfaqe kujtesës, me hapin tënd të nazetuar.

Kush e dinte që veshja jote nga stima e intriguar,
minifundi dhe linjat humane mbi një “trike “,
Hijeshia, gjthçka që tek të tjerët lind e dëshiruar
do të na jepnin ankthe kohe dhe ideologjike.

Emocione të harruara pandreqësisë. Kujtime për ty.
Tani qesh e qaj me veshjen tënde të përgojuar.
Kohë të vrara nëpër skedare memorjesh; kam në sy
Lotin e kohës. Ishim të rinj, por me ty të dashuruar.