>
LETERSISHQIP

Flirti

Shpeshherë pyllit qeshin ndjenjat.
Rubinë vese ngelen prej natës.
Në anësi tek manaferrat,
Humbet gëzimi paqedashës.

Të trembur hapit tone brofin
Një lepur fshehur me magji,
Një ketër hokatomba degësh,
Një gjarperushe në shulli.

E trembur ti, aq sa ata,
Shtrëngohesh fort pas vetes sime,
Moj fëshfërimë, tjetër ç’ ka,
Pse nuk nxjerr ujkun për flirtime…