>
LETERSISHQIP

Lajkatar

Mbi flokët e tua
Dielli si zjarr,
Nga që fort të dua
Bëhem lajkatar.

Kthehem si veriu
Që shkund çdo kurorë,
Të shikoj qerpikun
Dhe ta prek me dorë.

Pastaj si puhiza
Plot naze dhe paqe,
Të puth nëpër buzë
Të puth nëpër faqe.

Gjithë i dashuruar
Si flladi tej fushës,
Me krahët e eres
Të mbështillem gushës.