>
LETERSISHQIP

Mosha E Plakut

Ç’hyn në punë pleqëria?!..
Mos më thoni që je plakur.
Nuk ka qenë dashuria,
nga dëshirat që kam flakur.

Frut i dhimbjes?! Ah, vërshimi
mpleksur thellësisë së gjakut
është shkak. Por ëndërrimi
më mban larg moshës së plakut.

Sepse i ulur, i dhembshuruar
tek ky prehër në adhurim,
ndjej një dorë të nazetuar,
ndjej një zë : – i miri im!