>
LETERSISHQIP

Hëna Është Mall!

Trokit këmbët në tokë e ndieja dhimbjen!
Persefoni ka pak që ka zbritur në Had
asnjë lot-shi nuk derdhet për mua-
Demetra qan!
Shtttttt – mos bëj zhurmë!
Dëgjoje!
Nëse ka ndonjë fjalë që ia vlen të dëgjohet-
ajo është – mall!
Vaji – liqen i Demetrës
në barkun e hënës është mall!
Hëna është mall!
Nën projeksionin e syve të mallit
këputet fija fatale e flokut-
toka shterpë është bërë…
Shpirti është mall!
Habitem si zotat vazhdojnë të duan për hiret…Trokit këmbët në tokë
një herë
dy herë
tri herë
e mos i mbaj mëri për tërmetet
lulimi është kaq delikat …i egër!
Nuk dita të rroj – nuk dita!
Të tjerë sy qajnë e mbushin liqenet e mallit…
e unë mall nuk kam…
Hëna është mall!