>
LETERSISHQIP
Suzana Malaj

Zemërim

Përndritje nga një qiell i përndritur
neutral
zemërak
ma zbret mërinë në njëmijë forma
sa lutja ime më duket grimacë
Eshtë si të thërrasësh : - O qiell!
A mund të celesh për mua?!
A mundesh?!
Ai më pyet: - A ka më titanë të barabiten me mua?!
Me kryet në mua?!
A ka më?!
Ngërdheshet në fytyrë
Nënqesh
Shpotit
E unë e humbas
Revoltohem
Thërras:- O qiell!
A ma lejon dhe mua një grimacë
se po rashë unë pak më poshtë
as ti nuk dukesh aq lart!
Heshtje…
Kryet e mia në re
Mali poshtë…përdhe
E ngre…e përplas
Furtunë...
Zemërimi i qiellit jam bërë
e mali që shemba jam unë…