Suzana Malaj
Ashti I Kokës
M’i ndërruan sytë…
më dhuruan një palë sy me trakomë
ndaj ashti i kokës s’po ma do syrin
nga zgavrat përfund i shtyn e i shpon.
Shkurtpamësia më shkurtoi dhe flokët
kur rrezet u prenë përpara retinës
e si ujë i turbullt tunden brenda kokës
imazhe pa dritë që zhduken e grisen.
Ashti i kokës syrin s’po ma do
qahet e vajton për qarkun e shkurtër
kur rrezja e prerë që përtej retinës
hap gjamën e vajin për dritën e humbur.
Pigmenti i syve krejt m’u shpenzua
a ndoshta m’u vodh, a ndoshta m’u zhbë
ndaj ashti i kokës po e rrit presionin
të shpërthejë dukshëm me flakë e me zë
…dhe pse syri e humbi të kuqen
gjeti të gjelbrën e vrau të verdhën
ashti i kokës duket se s’po zbutet
gjëmon e trazohet si llava e ndezur
E klith e mjerohet në pasqyrat e syve
që ende s’po hapen si qiell i kthjellët
korneja e calë dhe e gungëzuar
digjet, përvëlohet në sfondin e errët
Aty ku sytë pranojnë verbërinë
e ashti i kokës dridhet e shpërthen
edhe më flet me afsh e me zjarr
edhe më sheh... edhe më ndjen…
Edhe bucet si liqen i thellë
mbushur me dritë nga ashti i vetë
sa nur kanë rrezet që zbresin nga lart
kur puthen në buzë e shlodhen në breg!
më dhuruan një palë sy me trakomë
ndaj ashti i kokës s’po ma do syrin
nga zgavrat përfund i shtyn e i shpon.
Shkurtpamësia më shkurtoi dhe flokët
kur rrezet u prenë përpara retinës
e si ujë i turbullt tunden brenda kokës
imazhe pa dritë që zhduken e grisen.
Ashti i kokës syrin s’po ma do
qahet e vajton për qarkun e shkurtër
kur rrezja e prerë që përtej retinës
hap gjamën e vajin për dritën e humbur.
Pigmenti i syve krejt m’u shpenzua
a ndoshta m’u vodh, a ndoshta m’u zhbë
ndaj ashti i kokës po e rrit presionin
të shpërthejë dukshëm me flakë e me zë
…dhe pse syri e humbi të kuqen
gjeti të gjelbrën e vrau të verdhën
ashti i kokës duket se s’po zbutet
gjëmon e trazohet si llava e ndezur
E klith e mjerohet në pasqyrat e syve
që ende s’po hapen si qiell i kthjellët
korneja e calë dhe e gungëzuar
digjet, përvëlohet në sfondin e errët
Aty ku sytë pranojnë verbërinë
e ashti i kokës dridhet e shpërthen
edhe më flet me afsh e me zjarr
edhe më sheh... edhe më ndjen…
Edhe bucet si liqen i thellë
mbushur me dritë nga ashti i vetë
sa nur kanë rrezet që zbresin nga lart
kur puthen në buzë e shlodhen në breg!
Komente 0