Suzana Malaj
Tagri I Pikëllimit
Gjyqi i Evës dhe Adamit është i turpshëm!
Pa kushtetutë,
pa ligj të posaçëm,
pa të drejtë përfaqësimi,
pa avokat,
pa zbutje të dënimit e c’është më e keqja
vazhdojmë të vuajmë veprimin juridik të kafshimit
pa të drejtë ankimimi.
Asnjë ligj i posaçëm për ankthin,
asnjë rrethanë e posaçme
që të paktën të na shpëtonte nderin!
Kemi tagrin – brenda tagreve që na janë dhënë
pa prokurë të përgjithshme nga të interesuarit
për të shlyer dënimin.
…me sa di të interesuarit janë shenjtëruar
si nëna dhe baba im…
Rritja ka tagrin e pikëllimit të bashkëvuajtësve!
(natyrisht pa prokurë …)

Komente 0