Suzana Malaj
Në Qafë Të Diellit
Në qafë të diellit, pale sa forcë i ka mbetur Mujit,
pale sa forcë i ka mbetur Halilit,
pale sa forcë i ka mbetur Trojës së djegur e të përdjegur!
Zanat po hukasin, për t’madhin Zot!
C’u bë me gjokun e Mujit?!
Me besën që të bënë njeri c’u bë?!
Në hije të hënës c’u bë me atë varr?!
Me gjëmën mbi varr c’u bë?
Erëra të mëdha kanë fryrë,
pluhur i madh është ngritur…
Për t’madhin Zot as kuvendi nuk paska hije,
as fjala që ndan hisen nuk zëka vend!
E djathta e Zotit pse nuk prika?!
Pse u prapësua ora?!
A mos ka vdekë?!
Zot të qofsha falë!
Ma dhe diellin të plotë, hënën të plotë
e Zanat që lahen në ujë!
Zoti më vraftë në i lë sinoret e mia pa zot!
Në qafë të diellit kemi me u ngjit’
dhe orën kemi me e ngjall’!
Për t’madhin Zot!
pale sa forcë i ka mbetur Halilit,
pale sa forcë i ka mbetur Trojës së djegur e të përdjegur!
Zanat po hukasin, për t’madhin Zot!
C’u bë me gjokun e Mujit?!
Me besën që të bënë njeri c’u bë?!
Në hije të hënës c’u bë me atë varr?!
Me gjëmën mbi varr c’u bë?
Erëra të mëdha kanë fryrë,
pluhur i madh është ngritur…
Për t’madhin Zot as kuvendi nuk paska hije,
as fjala që ndan hisen nuk zëka vend!
E djathta e Zotit pse nuk prika?!
Pse u prapësua ora?!
A mos ka vdekë?!
Zot të qofsha falë!
Ma dhe diellin të plotë, hënën të plotë
e Zanat që lahen në ujë!
Zoti më vraftë në i lë sinoret e mia pa zot!
Në qafë të diellit kemi me u ngjit’
dhe orën kemi me e ngjall’!
Për t’madhin Zot!
Komente 0