Suzana Malaj
Unë Jam Njeriu!
Unë jam krijesa e natyrës
zgjatimi i saj në vetëdijen time
esenca ime është brenda meje
në trupin tim
Unë jam njeriu!
Niveli më i thellë i të qenit
provon ekzistencën time
Jam bërë me atomet e dheut!
Jam bërë me frymë perëndie!
I ndiej mushkëritë e natyrës në mushkëritë e mia
marrjen dhe nxjerrjen e frymës
dorën e saj kur prek dorën time
syrin që më shkrihet me syrin
Lëkura ime ka rrathët e pemës
poret mbyllen e hapen
balli dëshmon krenarinë time të të qenit
me kryet tek retë si malet.
Këmbët më prekin shpirtin e tokës
e ia ndiej regëtimën
Gumëzhij si zgjoi me bletë
paqtohem në gjumë me natyrën
Unë jam historia ime e deritanishme
Jam pak nga ato që i desha
Jam dhimbja ime!
Dashuria ime!
Jam uria dhe etja!
Jam guximi, frika,
therja e kockave kur qan moti,
jam gazi e loti,
vullkani, tërmeti,
Jam Zoti!
Jam Zoti që e bëra Zot në mendjen time
e kur vetëdijen e sjell tek mendimi
Jam egoja ime
Unë jam momenti!
Monumenti i vetëdijes sime
Kur mendoj për veten Zoti më largohet
e unë dëshmoj Zotin brenda egos sime
Dëshmoj forcën
Dëshmoj qëndresën
përgjigjet i gjej brenda kokës sime
Bëhem grimcë…
Bëhem kuazar…
Bëhem univers përplot me rrezatime!
Bëhem penë e ngjyer në brengë e në mall
Bëhem këngë që shpërthen në gaz e në vaj
Përbëhem nga caste
Përbëhem nga pika
Unë jam koha!
Jam hapësira!
Jam lidhur me jetën me qindra fije
e një të këpusësh
të gjitha këputen
por unë i mbaj lidhur në eshtrat e mia
pyjet e detet janë bërë për mua!
Vetëdija ime është e sotmja ime
derdhem në të si uji nga burimi
përjetësisht kam qenë
e prapë do të jem
në formë prej trupi
në formë prej shpirti
Unë jam njeriu – më e larta krijesë!
E djeshmja!
E sotmja!
E nesërmja!
Unë jam natyra me shkak e pa shkak
Jam vetëdija!
Thelbi!
Esenca!
zgjatimi i saj në vetëdijen time
esenca ime është brenda meje
në trupin tim
Unë jam njeriu!
Niveli më i thellë i të qenit
provon ekzistencën time
Jam bërë me atomet e dheut!
Jam bërë me frymë perëndie!
I ndiej mushkëritë e natyrës në mushkëritë e mia
marrjen dhe nxjerrjen e frymës
dorën e saj kur prek dorën time
syrin që më shkrihet me syrin
Lëkura ime ka rrathët e pemës
poret mbyllen e hapen
balli dëshmon krenarinë time të të qenit
me kryet tek retë si malet.
Këmbët më prekin shpirtin e tokës
e ia ndiej regëtimën
Gumëzhij si zgjoi me bletë
paqtohem në gjumë me natyrën
Unë jam historia ime e deritanishme
Jam pak nga ato që i desha
Jam dhimbja ime!
Dashuria ime!
Jam uria dhe etja!
Jam guximi, frika,
therja e kockave kur qan moti,
jam gazi e loti,
vullkani, tërmeti,
Jam Zoti!
Jam Zoti që e bëra Zot në mendjen time
e kur vetëdijen e sjell tek mendimi
Jam egoja ime
Unë jam momenti!
Monumenti i vetëdijes sime
Kur mendoj për veten Zoti më largohet
e unë dëshmoj Zotin brenda egos sime
Dëshmoj forcën
Dëshmoj qëndresën
përgjigjet i gjej brenda kokës sime
Bëhem grimcë…
Bëhem kuazar…
Bëhem univers përplot me rrezatime!
Bëhem penë e ngjyer në brengë e në mall
Bëhem këngë që shpërthen në gaz e në vaj
Përbëhem nga caste
Përbëhem nga pika
Unë jam koha!
Jam hapësira!
Jam lidhur me jetën me qindra fije
e një të këpusësh
të gjitha këputen
por unë i mbaj lidhur në eshtrat e mia
pyjet e detet janë bërë për mua!
Vetëdija ime është e sotmja ime
derdhem në të si uji nga burimi
përjetësisht kam qenë
e prapë do të jem
në formë prej trupi
në formë prej shpirti
Unë jam njeriu – më e larta krijesë!
E djeshmja!
E sotmja!
E nesërmja!
Unë jam natyra me shkak e pa shkak
Jam vetëdija!
Thelbi!
Esenca!
Komente 0