Suzana Malaj
Paradoks
Në këtë cast deklaroj paradoksin
në pikën ku shënohet gjysma e rrugës
në një proces kafke që filloi me një kafkë
ngrij e gjitha si shigjet’ e Zenonit
Bota nuk më pret dhe e pres
një kafkë më ngec në rrjetën e syrit
ishte fryma e ajrit a këmba e shpejtë
se kafka më del si kafk’ e Akilit
Shoh kafkën time si breshka e plogët
që gjymtyrë nuk ka e pret të lëvizë
si masë e pafundme - dicka e pandalshme
pret ta shpëtojë nga kjo paralizë
E pikëlluar kafka si fosile e vjetër
shikon pa sytë e dëgjon pa veshët
ngrirë në pikën ku casti i ikën
nxjerr dhëmbët e kafkës e kafka i qeshet
E nis të besojë paradokse të frikshme
e kafka i bëhet si kafk’ e Zenonit
më pas si breshkë drejt kancelarive
pret të mbarojë procesi i kobshëm
Kafka më bëhet sikur s’është imja
mbytem brenda saj me hapësirën, me kohën
universi i fundmë mbyllet brenda kafkës
e kafka gjëmon nga procesi i lodhshëm
A mund të shpëtoj - a mund të clirohem
pa u bërë kurbani i radhës?!
Apo është brivetmi oguri i mirë
i një procesi që filloi me kafkën?!
… … … … … … … … …
A ka ndonjë kafkë me ndonjë bri të vetëm
ta bëjmë gjykatës a prokuror,
ta bëjmë ministër – kryeministër,
Ta bëjme … cfarë dreqin të dojë?!
… … … … … … … … … …
Bota nuk pret
dhe po e presim
në akte të tjera ku ka dhe një kafkë
Vazhdon procesi
Vazhdon procesi
U zbardh Kafka e duket u plak!
në pikën ku shënohet gjysma e rrugës
në një proces kafke që filloi me një kafkë
ngrij e gjitha si shigjet’ e Zenonit
Bota nuk më pret dhe e pres
një kafkë më ngec në rrjetën e syrit
ishte fryma e ajrit a këmba e shpejtë
se kafka më del si kafk’ e Akilit
Shoh kafkën time si breshka e plogët
që gjymtyrë nuk ka e pret të lëvizë
si masë e pafundme - dicka e pandalshme
pret ta shpëtojë nga kjo paralizë
E pikëlluar kafka si fosile e vjetër
shikon pa sytë e dëgjon pa veshët
ngrirë në pikën ku casti i ikën
nxjerr dhëmbët e kafkës e kafka i qeshet
E nis të besojë paradokse të frikshme
e kafka i bëhet si kafk’ e Zenonit
më pas si breshkë drejt kancelarive
pret të mbarojë procesi i kobshëm
Kafka më bëhet sikur s’është imja
mbytem brenda saj me hapësirën, me kohën
universi i fundmë mbyllet brenda kafkës
e kafka gjëmon nga procesi i lodhshëm
A mund të shpëtoj - a mund të clirohem
pa u bërë kurbani i radhës?!
Apo është brivetmi oguri i mirë
i një procesi që filloi me kafkën?!
… … … … … … … … …
A ka ndonjë kafkë me ndonjë bri të vetëm
ta bëjmë gjykatës a prokuror,
ta bëjmë ministër – kryeministër,
Ta bëjme … cfarë dreqin të dojë?!
… … … … … … … … … …
Bota nuk pret
dhe po e presim
në akte të tjera ku ka dhe një kafkë
Vazhdon procesi
Vazhdon procesi
U zbardh Kafka e duket u plak!
Komente 0