Suzana Malaj
Mundësi Fatlume
Planetet janë perënditë që sundojnë njeriun…
Për të na rritur bënë luftën e Trojës
e kur Troja ra u mësuam me humbjet
Pranuam fitoret e pamjaftueshme
e vazhdojmë të sundohemi…
Urani im, as i butë, as i mërzitshëm
e derdh ujin me pikatore e lahet vetë në ujë.
Bluja e tij është paqja e shqetësuar në mua,
trazimi im është kaq planetar
sa frika se mos më mbysë në rrotullimet e veta reaksionare
më zhyt në paranojë…
Nuk ka asnjë Olimp,
asnjë breg të trupëzuar që mund të më rilindë
pa rriskuar paqen!
Ka vetëm një mundësi fatlume,
për të vdekur vetëm një herë!

Komente 0