Suzana Malaj
Grimca E Bërthamës Qiellore
E burgosur brenda trurit së bashku me zemrën
brenda kufijve të trurit…
Apo unë jam – truri im?!
Nëse truri është qenia e pafundme
peshoj e gjitha një kilogramë e gjysmë.
Kaq peshon dhe truri im
pa fijet nervore të dhimbjes
se truri ka ballë aerodinamik
e i shmanget përplasjes, fërkimit…
I përvidhet zemrës në shkëputje trunore
e zemra rreh si gjeli Majk pa kokë
e ashtu pa kokë troket në portat neme
në shkelmim neuronesh fort e më fort.
Fort e më fort në lëvizje pasioni
për të gjetur sinjalet e integrimit të rrugës
Oh, cfarë perplasje neuronesh të shpejta
që unin ma zgjojnë mes zellit e zhurmës!
Në gjendje transi…
pas pëshpëritjes me kokë a pa kokë
Kush është bibla truri apo zemra
kur njëra s’më sheh e tjetra më lodh?!
Kush është grimca e bërthamës qiellore
nyjëza e fundit dhe e fillimit
përtej neuronit gjysmë të zgjuar
përtej të ndjerit që shkelmoi kufirin?!
Përtej kufijve shoh e nuk shoh
bërë e tëra si pelegrinët
kërkoj ethshëm dicka që se njoh
që goditi zemrën e vodhi mendimet.
Biblën e pashkruar…vendin e shenjtë
përtej kufijve kur fle e jam zgjuar
përtej konceptit me ditë e me natë
me grimcë qiellore që vjen duke shkuar.
Përtej kufijve – jam – ekzistoj!
A ndoshta une jam truri im?!
Zemra më mbeti si relike e lashtë
që vjen nga fundi e bëhet fillim…
brenda kufijve të trurit…
Apo unë jam – truri im?!
Nëse truri është qenia e pafundme
peshoj e gjitha një kilogramë e gjysmë.
Kaq peshon dhe truri im
pa fijet nervore të dhimbjes
se truri ka ballë aerodinamik
e i shmanget përplasjes, fërkimit…
I përvidhet zemrës në shkëputje trunore
e zemra rreh si gjeli Majk pa kokë
e ashtu pa kokë troket në portat neme
në shkelmim neuronesh fort e më fort.
Fort e më fort në lëvizje pasioni
për të gjetur sinjalet e integrimit të rrugës
Oh, cfarë perplasje neuronesh të shpejta
që unin ma zgjojnë mes zellit e zhurmës!
Në gjendje transi…
pas pëshpëritjes me kokë a pa kokë
Kush është bibla truri apo zemra
kur njëra s’më sheh e tjetra më lodh?!
Kush është grimca e bërthamës qiellore
nyjëza e fundit dhe e fillimit
përtej neuronit gjysmë të zgjuar
përtej të ndjerit që shkelmoi kufirin?!
Përtej kufijve shoh e nuk shoh
bërë e tëra si pelegrinët
kërkoj ethshëm dicka që se njoh
që goditi zemrën e vodhi mendimet.
Biblën e pashkruar…vendin e shenjtë
përtej kufijve kur fle e jam zgjuar
përtej konceptit me ditë e me natë
me grimcë qiellore që vjen duke shkuar.
Përtej kufijve – jam – ekzistoj!
A ndoshta une jam truri im?!
Zemra më mbeti si relike e lashtë
që vjen nga fundi e bëhet fillim…
Komente 0