Suzana Malaj
Me Atomet E Dheut
Mijëra vjet nga sfida në sfidë
me makinën e ndërlikuar të trupit
e një reaksion kimik me trembëdhjetë elementë
më rrëmbeu atomet e fundit.
M’i asgjësoi në ballë, në supe, në duar
e fytyrës sime nga balta e bukur
i thërrmoi paprimtas dheun e butë
si dheun e hedhur në vazon e lules.
E u nisa trupin ta ribëj…
kompozuar me elementet e dheut
pa të trembëdhjetin që shërbeu si nxitës
në sofrën time me kupën e derdhur.
Trupi i bëre nga kopshti i shtëpisë
lëshon alarmin e sigurisë
ku del jashtë forme modaliteti i gjumit
herë tërthortë e herë krejtësisht…
Mendimet ndahen e disa prej tyre
nxitojnë për një ndarje të dytë
e atë që mbetet pas ndarjesh e përndarjesh
s’po di si ta ndal e s’po di si ta nis…
Me shtatë mënyra për të mbrojtur zemrën
truri harron se kur duhet të flejë
në bashkim e shpërbërje me trupin e mencur
që kripën qelizës ia shtie në gjellë.
Ndonëse prej shekujsh me leje drejtimi
dhe ende qëndroj ne timonin e trupit
akoma s’po di pse një valë emocionesh
m’i mbyti, m’i zhbëri atomet e fundit…
Mijëra vjet në mbretërinë prej dheu
unë jam dheu e dheu është unë
në një triadë emocionesh që shpërthejnë reaksionit
me ujin në gjak e gjakun në ujë
… …. … ….
Në ujë s’po di të shoh fytyrën time
se ujit i frikem për t’u ruajtur nga vetja
e vetja e munguar me të trembëdhjetin
më shfaqet në sofrën ku kupën e derdha …
me makinën e ndërlikuar të trupit
e një reaksion kimik me trembëdhjetë elementë
më rrëmbeu atomet e fundit.
M’i asgjësoi në ballë, në supe, në duar
e fytyrës sime nga balta e bukur
i thërrmoi paprimtas dheun e butë
si dheun e hedhur në vazon e lules.
E u nisa trupin ta ribëj…
kompozuar me elementet e dheut
pa të trembëdhjetin që shërbeu si nxitës
në sofrën time me kupën e derdhur.
Trupi i bëre nga kopshti i shtëpisë
lëshon alarmin e sigurisë
ku del jashtë forme modaliteti i gjumit
herë tërthortë e herë krejtësisht…
Mendimet ndahen e disa prej tyre
nxitojnë për një ndarje të dytë
e atë që mbetet pas ndarjesh e përndarjesh
s’po di si ta ndal e s’po di si ta nis…
Me shtatë mënyra për të mbrojtur zemrën
truri harron se kur duhet të flejë
në bashkim e shpërbërje me trupin e mencur
që kripën qelizës ia shtie në gjellë.
Ndonëse prej shekujsh me leje drejtimi
dhe ende qëndroj ne timonin e trupit
akoma s’po di pse një valë emocionesh
m’i mbyti, m’i zhbëri atomet e fundit…
Mijëra vjet në mbretërinë prej dheu
unë jam dheu e dheu është unë
në një triadë emocionesh që shpërthejnë reaksionit
me ujin në gjak e gjakun në ujë
… …. … ….
Në ujë s’po di të shoh fytyrën time
se ujit i frikem për t’u ruajtur nga vetja
e vetja e munguar me të trembëdhjetin
më shfaqet në sofrën ku kupën e derdha …
Komente 0