Suzana Malaj
Obsesioni Për Dritën
Dritat shuhen në muzg
xixëllonja nuk janë por dhe po të ishin
barku i ndezur,
i oksiduar,
mishngrënës
- nuk është akullthyes!
Të ftohtat drita
llamburisin fragmente pa lidhje
te thata,
sterile
-përzgjaten në gjendje të dobët, të mjerë
kaq herët...
kaq vonë...
Cfarë shumatoreje jemi?!
E dëshiruara dritë,
e ndezura dritë
llamburit nga koha mishngrënëse
që kurrë nuk u nginj me ekzistencë!
E ushqyer nga ne
na qurravit e na pi me kupë drite!
Dhimbja do të ishte ringjallje-por ajo
na paralizon si shkëndijëza - kërrmillin
duke na bërë të pandjeshëm...
- na lëngëzon imagjinatën e na pi
- duket flakur mbetjet!
Në korridoret e errëta të psikikës
ka një dritë të zbehtë, të ftohtë
që quhet - obsesioni për dritën!
xixëllonja nuk janë por dhe po të ishin
barku i ndezur,
i oksiduar,
mishngrënës
- nuk është akullthyes!
Të ftohtat drita
llamburisin fragmente pa lidhje
te thata,
sterile
-përzgjaten në gjendje të dobët, të mjerë
kaq herët...
kaq vonë...
Cfarë shumatoreje jemi?!
E dëshiruara dritë,
e ndezura dritë
llamburit nga koha mishngrënëse
që kurrë nuk u nginj me ekzistencë!
E ushqyer nga ne
na qurravit e na pi me kupë drite!
Dhimbja do të ishte ringjallje-por ajo
na paralizon si shkëndijëza - kërrmillin
duke na bërë të pandjeshëm...
- na lëngëzon imagjinatën e na pi
- duket flakur mbetjet!
Në korridoret e errëta të psikikës
ka një dritë të zbehtë, të ftohtë
që quhet - obsesioni për dritën!
Komente 0