Suzana Malaj
Gjejeni!
nga optika e virusit
Më shpallët armik
e ditët e fundit si në dimrin e fundit
më shpallët aleat!
Unë akoma nuk e di cfarë jam
si linda,
si u rrita,
e si mund ta pushtoj fortesën tuaj
përpara shkatërrimit...
Di vetëm aq sa më kanë thënë...
se Troja ra kur armiku ishte i fshehur
As ju nuk e dini - misionin tuaj,
nuk e dini - fuqinë tuaj,
dobësinë tuaj- nuk e dini...
(Dimë pak për të folur e për të heshtur)
e megjithatë unë ndjej frikën tuaj,
sic ndjeni ju praninë time
Tani lufta zhvillohet brenda jush!
Të gjitha betejat arkivojnë fatet
me durimin e gurit!
Qëndresa juaj ka pamjen e Rozafës
përpara flijimit
Unë si fat i keq rrokullis gurët
e bëj trimëri me durimin
Është e mira ajo që vuan padurimin e pritjes mbas dere
e buzëplasur nis të numërojë orët...
Armik apo aleat?!
Ju mbetet ta gjeni pasi të më mundni!
Gjejeni!
e ditët e fundit si në dimrin e fundit
më shpallët aleat!
Unë akoma nuk e di cfarë jam
si linda,
si u rrita,
e si mund ta pushtoj fortesën tuaj
përpara shkatërrimit...
Di vetëm aq sa më kanë thënë...
se Troja ra kur armiku ishte i fshehur
As ju nuk e dini - misionin tuaj,
nuk e dini - fuqinë tuaj,
dobësinë tuaj- nuk e dini...
(Dimë pak për të folur e për të heshtur)
e megjithatë unë ndjej frikën tuaj,
sic ndjeni ju praninë time
Tani lufta zhvillohet brenda jush!
Të gjitha betejat arkivojnë fatet
me durimin e gurit!
Qëndresa juaj ka pamjen e Rozafës
përpara flijimit
Unë si fat i keq rrokullis gurët
e bëj trimëri me durimin
Është e mira ajo që vuan padurimin e pritjes mbas dere
e buzëplasur nis të numërojë orët...
Armik apo aleat?!
Ju mbetet ta gjeni pasi të më mundni!
Gjejeni!
Komente 0