Suzana Malaj
Pengu I Gurit Që Qan Në Mua
Vij nga një racë e fuqishme, e lashtë
stolitë e mia,
thesaret e mia,
janë varrosur nën këtë gur!
Muret ciklopike që ndërtova,
paraheronjtë,
janë varrosur nën këtë gur!
Zanat e reve,
gojëdhënat e mia,
janë varrosur nën këtë gur!
A e njihni dhimbjen e gurit?!
Lotët e gurit?!
Pengun e gurit që piu shekujt?!
Qan me lot gjaku
prushet e tij të rrëfimeve
janë doket e mia,
profili im,
portreti im ballor!
Bir i tokës e i qiellit isha
bota lindtte e unë këndoja
bard malsor i verbër si vetë Homeri
të miat ishin rrufetë,
e imja ishte udha!
Nën këtë gur është varrosur dija
është mbuluar me kafkën time
të ashprat punime,
poezia e mirë,
vera e mirë,
shijonin në gjuhën time!
Jam thyer e tulatur nga humbjet
betejat e mia,
luftërat e mia,
m'u vodhën mbi varrin tim!
Asgjë nuk është si më parë
lezioni i palcës sime
rënkon në këtë gur!
Cfarë ligjërate tragjike mbart në vete kjo tokë,
cfarë pengu!
pse tragjedia e vërtetë nuk është shkruar akoma
nuk ka skenar të mbledhë thesaret e mia,
stolitë e mia,
nuk ka shekspir të gërmojë gjuhën time si dheun
e të qajë për këtë gur?!
Asnjë Hamlet s'po mund ta shohë kafkën time
e të më clirojë nga ky peng!
Është pengu i gurit që qan në mua...
stolitë e mia,
thesaret e mia,
janë varrosur nën këtë gur!
Muret ciklopike që ndërtova,
paraheronjtë,
janë varrosur nën këtë gur!
Zanat e reve,
gojëdhënat e mia,
janë varrosur nën këtë gur!
A e njihni dhimbjen e gurit?!
Lotët e gurit?!
Pengun e gurit që piu shekujt?!
Qan me lot gjaku
prushet e tij të rrëfimeve
janë doket e mia,
profili im,
portreti im ballor!
Bir i tokës e i qiellit isha
bota lindtte e unë këndoja
bard malsor i verbër si vetë Homeri
të miat ishin rrufetë,
e imja ishte udha!
Nën këtë gur është varrosur dija
është mbuluar me kafkën time
të ashprat punime,
poezia e mirë,
vera e mirë,
shijonin në gjuhën time!
Jam thyer e tulatur nga humbjet
betejat e mia,
luftërat e mia,
m'u vodhën mbi varrin tim!
Asgjë nuk është si më parë
lezioni i palcës sime
rënkon në këtë gur!
Cfarë ligjërate tragjike mbart në vete kjo tokë,
cfarë pengu!
pse tragjedia e vërtetë nuk është shkruar akoma
nuk ka skenar të mbledhë thesaret e mia,
stolitë e mia,
nuk ka shekspir të gërmojë gjuhën time si dheun
e të qajë për këtë gur?!
Asnjë Hamlet s'po mund ta shohë kafkën time
e të më clirojë nga ky peng!
Është pengu i gurit që qan në mua...
Komente 0