Suzana Malaj
Amin!
Asnjë peng nuk kam,
asnjë pendesë,
asnjë lëndinë e pashkelur nuk jeshilon në mua!Shkëndijat e interesave dhe pasioneve të mia
nuk ndezin zjarre të supozuara!
Asnjë qelizë e vdekur nga koha
nuk më jep gjallëri!
Asnjë gëzim a dhimbje nuk mund të më rilindë
në formën që u linda,
në formën që u bëra!
Prirja ime ka oreks ditor
e matet me rrotullimin e diellit!
E nesërme, mirë ardhsh!
Qofsh e bardhë!

Komente 0