>
LETERSISHQIP
Suzana Malaj

Zgjim

Marr formën e ëndrrës
pi lumin e lum'
e thaj
e bëhem lumë!
Si lumë në shtratin tim
nuk fle
vërshoj e derdhem në det
e bëhem det!
Me erërat që fryjnë në mua
sabotoj anijen e ankoruar në breg...
kërkoj fli pëlhurat e bardha në vela
e mbaj mend
që vetes ia bëra hallall!
A jam unë
pasi u bëra lumë
pasi u bëra det?!
Ky zgjim me ujëra të ëmbla
ma ka shtënë kripën në gjak...