>
LETERSISHQIP
Suzana Malaj

Replikë (Me Covid 19)

Dini pak për mua, por duhet ta dini
sa herë jam ndier i sulmuar – kam lindur heroin
jam rritur,
jam burrëruar!
Armiqtë i kam parë në sy dhe kur më janë vjedhur si Simonoi
dhe kur barku i kalit më është bërë varr
përsëri i kam parë në sy…
Kam qarë për Laokontin e kam zhvilluar ndërgjegjen,
kam flakur dyshimet,
kam zhdukur pasiguritë.
Si armik të të shoh nuk është gjë e re!
Frika ime…
ajo që ti e quan frikë
është instikti im i mbijetesës!
Koha është aleati im!
…dhe kur është nxirë prej meje,
…dhe kur i ka ardhur turp prej meje
nuk më ka braktisur,
shpirtin nuk ma ka tharë!
Kufomën time kur e kam djegur shekujve
kam ushqyer me të – të mbirët e dheut!
(ndonëse shumë mëkate mbi vete i mbaj)
…e kushedi në qofsh -mëkati im!
A e di cdo të thotë:"Jepi Cezarit atë që i takon!"
Unë nuk kam asgjë për të të dhënë
pasi të të mund,
pasi të të gjej!
(vetëdijes sime – po – kam shumë për t’i thënë…)