>
LETERSISHQIP
Suzana Malaj

Të Bëj Be!

Sot në emër të dashurisë
po zhvesh shtatë shtresat e errësirës
që kanë hise në mua!
Vetëm lisi është pa hije, ndër ne
hija zu fill qysh me kurmin
u ushqye në udhëkryqet e mia,
pasiguritë e mia,
dorëheqjet e mia,
por bëj be se ferri i saj kam qenë!
Rënduar nga shtatë palë terre
kjo hije nuk mund të më vjedhë
nuk mund të rriten demonë në rrënjët e mia
e të ushqehen me frikën time!
Shtatë pashë nën dhe
e shtatë pashë nën ujë e kam
të bëj be!