>
LETERSISHQIP
Suzana Malaj

Buisje

Jo pa shkak universi zgjerohet
bulbërojnë shpirtrat!
Pa ta hapësira do të tkurren e mblidhej
do të plakej e vdiste!
Do të ishte një vetëvrasje për të cilën
as do të flitej,
as do të shkruhej!
Njerëzor është shkaku!
Ekzistenca jote në universin tim
paska qenë buisje!