Suzana Malaj
Embargo
Këtë pranverë
bllokova rrugët që të cojnë drejt mushkërive
ajri i mbetur brenda më mban me frymë,
por duhet ta them - i rëndë është...
Këtë bombël oksigjeni e përdor si zhytësit
për të dalë e gjallë deri tek fyti
e t'i bëj embargo pranverës...
Të gjitha aromat e mbetura jashtë
e vuajnë këtë embargo,
këtë moslejim,
pse nga mushkëritë e mia deri në mendje
shijonin shfaqjet e parrëfyeshne
të një zonje të palavdishme...
Duhet ta them
se dhe embargoja për mosnxjerrjen e frymës
shijon transformimin tim,
ndoshta kobin tim e të kësaj pranvere fatkeqe!

Komente 0