>
LETERSISHQIP
Teuta Osmani

Një Ditë Maji

Sapo kishim mbushur shtatë muaj që ishim kthyer nga emigrimi, pas plot 18 vjeteve .Ishte një keqardhje për
ne, që harriti kriza në Greqi e të bëhesh sundimtare e të adhmes sonë.Nuk dinim se si do e përballonim jetën aty në vëndlindje ku mbizotëronte një varfëri e pakrahasueshme.Nuk kishim as shtëpi e as tokë si gjithë vëndasit atje.Përveçse një dyqani që kisha përfituar atëherë në privatizimin e pasurive të patundura, meqënëse punoja si nxënëse këpucarie në Qënder Kamëz.Isha një nga pjesemarreset e firmës që isha nga Kamza, të tjerët ishin nga Tirana, kështu që vetëm mua më përkiste të përfitoja këtë dyqan .Që nga ajo ditë u fejova dhe fati na dërgoj në Greqi bashkë me të fejuarin.Pas kthimit nga Greqia filluam një jetë tjetër me mundin dhe dëshirën se do ishim mirë, nuk do na mungonin të dashurit dhe miqtë tanë, nuk do rrënoheshim më nga malli për ta .Nisëm të kërkonim një shtëpi me qëra, ku të ish më e leverdisshmja dhe me kushte të përshtatshme për ne .Erdhi momenti që gjithcka e vurën në vijë dhe me punë dhe me shkollë, gjë që e cila na mundonte shumë ideja se djali i madh nuk e kish përvetësuar mirë gjuhën shqipe.Por megjithatë gjithçka ish normalizuar, vazhduam një jetë normale .por papritur diçka nuk shkonte mirë me qeraxhien e shtëpis, filloj të mos respektoj normat e shoqëris, dhe me llogarit nuk ish aspak korrekte.Ishte një sinjal për ne kur diçka nuk shkonte ashtu siç duhej.Në planë kishim për një shtepi tjetër me qëra kur e zonja e shtëpis na njoftoj se është muaji i fundit ky që mbaron, së ndenjuri ju, në banesen time, ..Dhe me një frymë iku sikur donte të
thoshte se s'ju pres më..Mirëpo muaji kish edhe dy ditë të mbaronte, flasim për muajin Prrill.Të shtangur ne të dy unë dhe imshoq nuk e zgjatëm që ti thonim, për cfarë arsye dhe përse nuk na lajmëruat më parë?
Ishte vonë mbasdite nuk mbaj mënd se çfarë dite ish, ...dielli kish filluar të perëndonte dhe kish marrë një ngjyrë te kuqerremtë, se kur shihje jashtë gjithcka ish kthyer në një peisazh fantastike me ngjyrë të kuqe.Si çdo mbasdite unë shkoja për të pirë kafen me mamin tim që ndodhej shumë afër me banim.Dhe kështu marrë djalin e vogël me karrocë dhe menjëherë shkoj te mami, ajo si gjithmon me priste tek shkallët sepse disi isha vonuar atë ditë dhe u bë pak merak.Në fytyrën e saj pash që ishte pak sa e zbehur, dhe nuk mund të rrinte pa më shprehur ndjenjën e saj, ajo ish prekur nga lajme që kish marrë se donin të na përzinin nga shtëpia ku rrinim, dhe për këtë e kish marrë imshoq në telefon ndërkohë që unë po shkoja rrugës.Ajo nuk dinte se si ta fillonte muhabetin, por nese diçka kuptova dhe unë, dhe i thash me njëzë;Mami na përzun nga shtëpia Dhe ajo m'u përgjigj me një zë ndrojtës .Po më tha Iliri.Aty kuptova se diçka ish keqkuptuar dhe ajo, se vallë unë ndoshta kisha ndonjë të përçarë mes qeraxhies që kish shtëpinë, dhe menjëherë më pyeti me nxitim ;
Teuta çfarë ka ndodhur?
Dhe unë e çuditur, i përgjigjem.Pse ç'është kjo pyetje mami?
Ajo më përgjigjet me një pyetje të menjëhershme .
Mos gjë je zënë me njeri?
Jo absolutisht.
Ti e di që une nuk zirem me njeri, më vjen keq ...i përgjigjem.
Jo po sikur s'më erdhi mirë që kur më tha Iliri, dyshova se diçka ka ndodhur që ju përzun.
Jo mami ;Nuk ka ndodhur asgjë, ...i kthej një përgjigje të prerë.
Po pse atëher?
Ju ishit mirë, ti ishe e kënaqur me shpinë atje poshtë, me havlli, e madhe, me gjelbërim, ..filluat edhe bënit një jete përrallore, bërët komoditetet siç i deshët .Ç'patët atëher?
Asgjë, asgjë ...i përgjigjem menjëherë.
Mirë atëher, eja të shkojmë bashkë tek ajo qeragjia dhe të na thotë në sy, përse e bëri këtë, se unë nuk e shikoj të arsyeshme këtë gjë, ...Ju jeni familjarë të rregullt, me fëmijë të vegjël, kjo është absurde që t'ju përzërë në këtë mënyrë sikur të ishit kriminel.Po mami ke të drejtë.Por ajo përderisa thotë dilni nga shtëpia me ultimatum, ..është arsyeja e saj, pastaj në Shqipëri jemi, dhe unë kam qënë shumë vjet në Greqi me qëra, por si ky rast s'më ka ndodhur ndonjehë
...
Megjithatë, unë nuk dua ti kërkoj llogari .është e drejta e saj, përderisa unë nuk kam bërë asnjë marëveshje me firmë për këtë shtëpi, ..ajo mund të hedhi akuza nga më të ndryshmet dhe unë s'kam se si t'ja vërtetoj .Ajo kërkon llogarit e shtëpis t'i paguhen në emrin e saj, dhe unë ku ta gjej të drejtën ?
Ndaj më mirë të kërkojmë një shtëpi tjetër dhe në pallat, me firmë nga noteria .
Unë avash avash do filloj të mbledh plaçkat dhe do kërkoj një shtëpi tjetër me qëra.
Ka plot edhe më të mira se kjo .

*
Atë ditë si për fat, pash një lajmërim me numër telefoni që jepej një shtëpi apatamenti tek pallatet e reja me qëra .Menjëherë marrë në telefon të zotin e shtëpis dhe më thotë çdo gjë në rregull, ..dhe me kushtet që ai më vuri mua më pëlqeu .Ishte data 1 maj.Një ditë e nxehtë dhe me kenaqësi fillova të pastroja shtëpinë e re që aq shumë më pëlqente .Dielli i binte nga të gjitha anët e dritereve të shtëpisë .Iliri ish në punë mbasdite në një firmë private polic sekuriti A.R.B, ...Paguhesh shumë pak për punën e tij, ...Nuk kishim më shumë se shtatë muaj që ishim kthyer nga emigrimi dhe na dukej një jetë tjetër, plot ankth e shqetesime, varfëri e madhe megjithëse kishim dhe një dyqan të lënë me qëra. Por prap ishim shumë ngushtë nga ana ekonomike dhe në përgjithësi, fëmijët nuk ishin ambjetuar akoma, nuk dinin mirë gjuhën shqipe, shoqëria na mungonte, çdo gjë na dukej e huaj në vëndin e lindjes.Iliri megjithëse me të lartën Oficer që në vitin 1993, por për arsye të ndrimit të rregjimit demokratik gjithçka u kthye në një ndryshim të theksuar .
Mbas dy tre ditëve në datën 5 Maj pamë në internet se na kish dalë llotaria Amerikane, gjë që e cila
na bëri akoma më interesante ndryshimin e jetës sonë .Një surprizë që kishim filluar ta kërkonim këtë fat për shtat vjet me rradhë .Gëzimi ynë qe i papërshkrueshëm .Që nga ajo ditë, çdo ditë na dukesh muaj, një shpresë, një jetë tjetër u ngjall në zemrat tona., ku e cila po e gëzojmë me pathos familjarisht
dhe të lumtur.