Vasil Çuklla
Vegim
Luante hëna me retë
Herë – herë, retë e zinin hënën
Herë – herë, hëna ndiqte retë!
Luante hëna me retë, në qiell, atje përpjetë!
Luante hëna me retë
Herë – herë retë, i bëjnë hije
Herë rrëshqet e bredh ndër pyje...
Luante hëna me retë, e vështrojnë në qiej, yjet!
Luante hëna me retë
Retë marruar, s’e arrinin
Venin, shkonin, pastaj vinin...
Luante hëna me retë... Thuam, të jetë e vërtetë?!

Komente 0