>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Dita E Çlirimit

29 Nëntori
Është një ditë e madhe,
Çlirimin na kujton,
Kjo datë lapidare.

Nuk ishte e lehtë,
Por shumë e vështirë.
Sa jetë që u dhanë,
Për të sjellë lirinë.

Lirinë askush s’ta fal,
Por duhet ta fitosh.
Çmimi i lirisë,
Është gjaku dëshmor.

Për ne, o dëshmorë,
Jeni frymëzim,
Që kurrë më armiku,
Mos shkelë vendin tim.

Lavdinë që i dhatë,
Kësaj toke të bekuar,
Brezat që do vijnë,
S’kanë për ta harruar.
Për dëshmorët e atdheut, që me gjakun e tyre na dhanë lirinë dhe na mësuan se çfarë do të thotë të duash atdhenë. Një nderim për sakrificat që kanë bërë dhe frymëzim për brezat që do vijnë