>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Vendlindja

Askush s’e di se ku lind,
Është jashtë vullnetit tonë,
Por kur vijmë në këtë jetë,
Lidhemi fortë me atë tokë.

E çuditshme, çfarë magjie
Ka vendlindja ku ke lerë!
Edhe një ditë të jetosh aty,
Je i lidhur me të përjetë.

Kudo të shkosh nëpër botë,
Ajo të ndjek pas e s’të lëshon,
Si një hije e padukshme,
Këmba-këmbës të gjurmon

Ji krenar për vendlindjen,
Qoftë qytet apo fshat,
Aty ke, apo ke lënë,
Zemrën që të mban gjallë.
Shtator 2025.
Kjo poezi përshkruan lidhjen e pazëvendësueshme që kemi me vendlindjen, sepse ajo është gjithmonë pjesë e identitetit tonë.