>
LETERSISHQIP
Alban Kënuti

Vëllai Për Motrën

Vëllai për motrën,
Motra për vëllanë,
Dy fëmijë të mbarë
Për nënën dhe babanë.

Vëlla e motër,
Janë lezeti shtëpisë;
Dajë për fëmijët e saj,
Halla për të mitë.

Kjo lidhje gjaku,
Kurrë mos u shoftë;
Me shumë dashuri,
Bëhet gjithnjë më e fortë.
© 24 Shtator 2025.
Për motrën time, krahu im i djathtë dhe zemra që më kupton pa fjalë. Dhe për të gjitha motrat, dashuria dhe mbështetja juaj bëjnë botën më të ngrohtë.