Alban Kënuti
Kushtrimi: Nato - Uçk!
Në Tiranën tonë,
Kryeqendër e shqiptarisë,
U mblodhën nga anekënd,
Për thirrjen e Lirisë.
Asaj lirie të kyçur,
Në qelitë e Hagës,
Ku komandantët tanë,
Ballë po i bëjnë baltës.
Me akuza të rreme,
Gatuar në Beograd,
Disa palo gjyqtarë,
Trimat peng i kanë marrë.
Prej pesë e kusur vitesh,
I mbajnë mbyllur në qeli,
Vetëm pse ata,
Luftuan për liri.
Këta burokratë,
Prokurorë e gjyqtarë,
Duan të justifikojnë,
Rrogat që kanë marrë.
Po si mund të mbahen,
Kaq gjatë në paraburgim?
Kjo vetëm sa vërteton:
Gjithçka është montim!
Në sheshin Skënderbej,
Heroit tonë Kombëtar,
Vërshuan porsi lumë,
Njerëzit anembanë.
Me flamuj në duar
Dhe me zjarr në zemër,
Thirrën me gjithë shpirt:
“Liria ka Emër!”
Hashimi, Jakupi,
Rexhepi dhe Kadriu,
Veç emrin t’u përmendësh,
Serbit frikën iu shtiu.
Se nuk janë prej soji
Të rrjeteve socialë,
Por janë burra trima,
Që serbit i dolën ballë.
Në fushë të betejës
Dhe të diplomacisë,
I treguan botës
Çmimin e Lirisë.
Prandaj patriotët
Nga Evropa mbarë
Erdhën e u mblodhën,
Mu bash, në Tiranë.
Iu përgjigjën thirrjes
Me forcë kushtrimi:
Ta dëgjojë Haga,
Parisi dhe Berlini.
“Liria ka Emër:
NATO - UÇK.
Kushdo që t’i ndajë,
Ato mbeten NJË!”
Kryeqendër e shqiptarisë,
U mblodhën nga anekënd,
Për thirrjen e Lirisë.
Asaj lirie të kyçur,
Në qelitë e Hagës,
Ku komandantët tanë,
Ballë po i bëjnë baltës.
Me akuza të rreme,
Gatuar në Beograd,
Disa palo gjyqtarë,
Trimat peng i kanë marrë.
Prej pesë e kusur vitesh,
I mbajnë mbyllur në qeli,
Vetëm pse ata,
Luftuan për liri.
Këta burokratë,
Prokurorë e gjyqtarë,
Duan të justifikojnë,
Rrogat që kanë marrë.
Po si mund të mbahen,
Kaq gjatë në paraburgim?
Kjo vetëm sa vërteton:
Gjithçka është montim!
Në sheshin Skënderbej,
Heroit tonë Kombëtar,
Vërshuan porsi lumë,
Njerëzit anembanë.
Me flamuj në duar
Dhe me zjarr në zemër,
Thirrën me gjithë shpirt:
“Liria ka Emër!”
Hashimi, Jakupi,
Rexhepi dhe Kadriu,
Veç emrin t’u përmendësh,
Serbit frikën iu shtiu.
Se nuk janë prej soji
Të rrjeteve socialë,
Por janë burra trima,
Që serbit i dolën ballë.
Në fushë të betejës
Dhe të diplomacisë,
I treguan botës
Çmimin e Lirisë.
Prandaj patriotët
Nga Evropa mbarë
Erdhën e u mblodhën,
Mu bash, në Tiranë.
Iu përgjigjën thirrjes
Me forcë kushtrimi:
Ta dëgjojë Haga,
Parisi dhe Berlini.
“Liria ka Emër:
NATO - UÇK.
Kushdo që t’i ndajë,
Ato mbeten NJË!”
© 18 tetor 2025.
Më 17 tetor 2025, ora 17:00, në sheshin Skënderbej në Tiranë, një kushtrim i fuqishëm u dëgjua në mbështetje të komandantëve të UÇK-së, që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Shqiptarët nga të gjitha trojet e Ballkanit dhe Evropa u bashkuan në një front të pandarë, duke dëshmuar se Liria ka Emër: NATO - UÇK, dhe asnjë gjyq i montuar nuk mund ta fshijë këtë të vërtetë.
Më 17 tetor 2025, ora 17:00, në sheshin Skënderbej në Tiranë, një kushtrim i fuqishëm u dëgjua në mbështetje të komandantëve të UÇK-së, që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Shqiptarët nga të gjitha trojet e Ballkanit dhe Evropa u bashkuan në një front të pandarë, duke dëshmuar se Liria ka Emër: NATO - UÇK, dhe asnjë gjyq i montuar nuk mund ta fshijë këtë të vërtetë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Engjëjt E Zjarrit
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Plumbi I Jetës
- Çmimi I Mirësisë
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Fuqia E Flamurit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Nëntor I Shqipërisë
- Kujtime Të Lagura
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Kur Troket Viti I Ri
- Për Ditëlindjen Tënde
- Skënderbeu, Simbol I Lirisë
Komente 0