Alban Kënuti
Plumbi I Jetës
Rini e shthurrur, e dalë duarsh,
Vrasin për një fjalë a kafe të pa marr,
Me nerva të tendosura, s’e marrin shtruar,
Në gjaknxehtësi e sipër çojnë tjetrin në varr.
S’i llogarisin fare pasojat,
U duket vetja të fortë në ato çaste,
Familje që dyer morti u hapen,
Vrasës budallenj që burgjeve përplasen.
Pak gjakftohtësi e mendje të kthjellët,
Do kuptonin që jeta s’është lojë, por vlerë.
Ajo është e dyanshme, njësoj humbet,
Si për viktimën, si për atë që vret.
Një plagë të madhe si humnerë hap,
Në shpirtin e atyre që dora jote merr.
Vetëm një çast mbyll sytë e imagjino
Britmën që nëna e fatkeqit nxjerr.
Një lajm i zi i shkon në vesh:
“Mbahu, nënë, se djali shkoi.
E morën engjëjt lart në qiell,
Për një fjalë, jetën pagoi.”
Ti, o korb i zi si nata,
Si ngre armë edhe qëllon?
Po për këtë nënë zemërplasur,
Vallë, fare s’mendon?
Por nuk është vetëm nëna,
Janë babai, motra me vëllanë,
Gruaja dhe fëmija,
Që atë s’e kanë më pranë.
Po nëna jote, çfarë do thotë,
Kur të shohë në qeli?
Rëndë do të qortojë,
Nënë ke ti, nënë ka dhe ai.
Ndoshta tani je penduar,
Dhe veten po ha me dhëmbë.
Do kuptosh ku ke gabuar,
Dy familje ke shkatërruar.
Nuk është çështja tek një rast,
Por kjo “modë” ka zbehur frikën.
Për hiçgjë nis një sherr,
E s’e kupton pse jeta të ikën.
Duhet një reflektim i thellë,
Duke nisur nga rinia.
Është koha ta disiplinojmë,
Dhe këtë e bën vetëm USHTRIA!
Një vit ushtri po të bëjnë,
Do njohin postulatin e të vërtetës:
Pikërisht ai plumb në stërvitje
Do u mësojë VLERËN E JETËS!
Vrasin për një fjalë a kafe të pa marr,
Me nerva të tendosura, s’e marrin shtruar,
Në gjaknxehtësi e sipër çojnë tjetrin në varr.
S’i llogarisin fare pasojat,
U duket vetja të fortë në ato çaste,
Familje që dyer morti u hapen,
Vrasës budallenj që burgjeve përplasen.
Pak gjakftohtësi e mendje të kthjellët,
Do kuptonin që jeta s’është lojë, por vlerë.
Ajo është e dyanshme, njësoj humbet,
Si për viktimën, si për atë që vret.
Një plagë të madhe si humnerë hap,
Në shpirtin e atyre që dora jote merr.
Vetëm një çast mbyll sytë e imagjino
Britmën që nëna e fatkeqit nxjerr.
Një lajm i zi i shkon në vesh:
“Mbahu, nënë, se djali shkoi.
E morën engjëjt lart në qiell,
Për një fjalë, jetën pagoi.”
Ti, o korb i zi si nata,
Si ngre armë edhe qëllon?
Po për këtë nënë zemërplasur,
Vallë, fare s’mendon?
Por nuk është vetëm nëna,
Janë babai, motra me vëllanë,
Gruaja dhe fëmija,
Që atë s’e kanë më pranë.
Po nëna jote, çfarë do thotë,
Kur të shohë në qeli?
Rëndë do të qortojë,
Nënë ke ti, nënë ka dhe ai.
Ndoshta tani je penduar,
Dhe veten po ha me dhëmbë.
Do kuptosh ku ke gabuar,
Dy familje ke shkatërruar.
Nuk është çështja tek një rast,
Por kjo “modë” ka zbehur frikën.
Për hiçgjë nis një sherr,
E s’e kupton pse jeta të ikën.
Duhet një reflektim i thellë,
Duke nisur nga rinia.
Është koha ta disiplinojmë,
Dhe këtë e bën vetëm USHTRIA!
Një vit ushtri po të bëjnë,
Do njohin postulatin e të vërtetës:
Pikërisht ai plumb në stërvitje
Do u mësojë VLERËN E JETËS!
© 29 tetor 2025
E shkruar nën jehonën e disa ngjarjeve tragjike që tronditën vendin këtë tetor, kjo poezi është një thirrje për reflektim e ndërgjegjësim. Kur jeta humbet për arsye të vogla e banale, nuk dështojnë vetëm individët, por dështojmë si shoqëri. Vetëm përmes edukimit, respektit dhe disiplinës mund të mësojmë sërish Vlerën e Jetës.
E shkruar nën jehonën e disa ngjarjeve tragjike që tronditën vendin këtë tetor, kjo poezi është një thirrje për reflektim e ndërgjegjësim. Kur jeta humbet për arsye të vogla e banale, nuk dështojnë vetëm individët, por dështojmë si shoqëri. Vetëm përmes edukimit, respektit dhe disiplinës mund të mësojmë sërish Vlerën e Jetës.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Engjëjt E Zjarrit
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Dashuri Dhe Ndarje
- Viganët E Leskovacit
- Shpresën Mos E Vdis!
- Vrasësi I Gjyqtarit
- Kamikazët E Rrugëve
- Kontradikta E Trishtimit
- Malli I Vegjëlisë
- Në Heshtjen E Dashurisë
- Vëllai Për Motrën
- Liria Ka Emër!
- Mëngjesi Në Fshat
- Babait Tim Të Ndjerë
- Shko!
Komente 0