Alban Kënuti
Kur Troket Viti I Ri
Viti që po ikën
Fshihet ngadalë në kujtim,
Njësoj si gjethet e vjeshtës,
Që treten në fund stinë.
Viti që po vjen
Hap krahët me durim,
Porsi një premtim i ri,
Që i çel zemrat në agim.
Në mesnatë ndizet fuqishëm,
Një shpresë që sjell gëzim,
Po troket Viti i Ri,
Me ëndrra plot shkëlqim.
Le t’ju gjej hareja pranë
Me shpirt të pastër e të lirë,
Dritat e natës që shndrisin,
T’jua nisin ditën më mirë.
Uroj që çdo hap që hidhni
T’ju çojë përpara me vizion,
Viti i Ri t’ju bekojë,
Dhe çdo ditë të jetë me pasion.
Le t’ju vijë frymëzimi,
Si erë e lehtë në mëngjes,
Dhe ëndrrat t’i ngjitni më lart,
T’i ktheni ato në sukses.
Qoftë Viti i Ri mundësi
Që rrugën ua bën më të qartë,
Dhe çdo ditë e tij le t’ju gjejë
Më të fortë dhe më të zjarrtë.
Fshihet ngadalë në kujtim,
Njësoj si gjethet e vjeshtës,
Që treten në fund stinë.
Viti që po vjen
Hap krahët me durim,
Porsi një premtim i ri,
Që i çel zemrat në agim.
Në mesnatë ndizet fuqishëm,
Një shpresë që sjell gëzim,
Po troket Viti i Ri,
Me ëndrra plot shkëlqim.
Le t’ju gjej hareja pranë
Me shpirt të pastër e të lirë,
Dritat e natës që shndrisin,
T’jua nisin ditën më mirë.
Uroj që çdo hap që hidhni
T’ju çojë përpara me vizion,
Viti i Ri t’ju bekojë,
Dhe çdo ditë të jetë me pasion.
Le t’ju vijë frymëzimi,
Si erë e lehtë në mëngjes,
Dhe ëndrrat t’i ngjitni më lart,
T’i ktheni ato në sukses.
Qoftë Viti i Ri mundësi
Që rrugën ua bën më të qartë,
Dhe çdo ditë e tij le t’ju gjejë
Më të fortë dhe më të zjarrtë.
© 24 Dhjetor 2025.
Gëzuar Vitin e Ri, gjithmonë dhe përjetë!
Gëzuar Vitin e Ri, gjithmonë dhe përjetë!
Më shumë nga Alban Kënuti
- Për Ditëlindjen Tënde
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
- Kujtime Të Lagura
- Nëntor I Shqipërisë
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Fuqia E Flamurit
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Çmimi I Mirësisë
- Plumbi I Jetës
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Engjëjt E Zjarrit
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Dashuri Dhe Ndarje
Komente 0