Alban Kënuti
Magjia E Dimrit
Dimër, o mbret i acarit,
Than çdo gjë që të rrethon,
Kudo hedh vellon e dendur,
Me dëborë gjithçka mbulon.
Fjollat e shndritshme nga qielli gri,
Bien lehtë si margaritarë.
Mbulojnë tokën me bardhësi,
Nga skaji në skajin e paanë.
Dëbora, mbretëresha e dimrit,
Nëpër pemë vë hijeshi.
Malet humbin nën të,
Peizazhi ofron magji.
I ftohtë je, sa më s’ka,
Buzët nxin e gishtat mpin,
Trupi dridhet prej mardhës,
Edhe përreth mangallës.
Dimër i ashpër,
Vështirësitë na mëson,
Rrugët i mbyll,
Njerëzit i izolon.
Nën ortoqet e tua,
Mban të ngujuar.
Por kjo është prova,
Që duhet kaluar.
Ashpëria jote,
Shumë hije të ka;
Edhe pse të ngrin,
Pa ty dot nuk rrinë.
Sado të këqija,
Ti dimër të kesh,
Gjëra të bukura
Prej teje do të gjesh.
Dëbora që hedh mbi male,
Është pasuri për ne;
Kur ti ikën në fund stinë,
Kthehen lumenj për njerëzinë.
Pikërisht me këtë trashëgimi,
Që ti na lë me bujari,
Siguron jetën mbi tokë,
Ujë e dritë për çdo njeri.
Je fuqi e madhe, e tërbuar,
Po edhe i dashur për fëmijët;
Shkon dhe vjen ti përherë,
Lë vjeshtën, sjell pranverë.
Than çdo gjë që të rrethon,
Kudo hedh vellon e dendur,
Me dëborë gjithçka mbulon.
Fjollat e shndritshme nga qielli gri,
Bien lehtë si margaritarë.
Mbulojnë tokën me bardhësi,
Nga skaji në skajin e paanë.
Dëbora, mbretëresha e dimrit,
Nëpër pemë vë hijeshi.
Malet humbin nën të,
Peizazhi ofron magji.
I ftohtë je, sa më s’ka,
Buzët nxin e gishtat mpin,
Trupi dridhet prej mardhës,
Edhe përreth mangallës.
Dimër i ashpër,
Vështirësitë na mëson,
Rrugët i mbyll,
Njerëzit i izolon.
Nën ortoqet e tua,
Mban të ngujuar.
Por kjo është prova,
Që duhet kaluar.
Ashpëria jote,
Shumë hije të ka;
Edhe pse të ngrin,
Pa ty dot nuk rrinë.
Sado të këqija,
Ti dimër të kesh,
Gjëra të bukura
Prej teje do të gjesh.
Dëbora që hedh mbi male,
Është pasuri për ne;
Kur ti ikën në fund stinë,
Kthehen lumenj për njerëzinë.
Pikërisht me këtë trashëgimi,
Që ti na lë me bujari,
Siguron jetën mbi tokë,
Ujë e dritë për çdo njeri.
Je fuqi e madhe, e tërbuar,
Po edhe i dashur për fëmijët;
Shkon dhe vjen ti përherë,
Lë vjeshtën, sjell pranverë.
© 22 shkurt 2026.
Për dimrin, një forcë që na vë në provë, por edhe na mëson të mbijetojmë.
Për dimrin, një forcë që na vë në provë, por edhe na mëson të mbijetojmë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Diçka
- Tirana Jonë
- Shiu I Vërtetë
- Ismail Kadare, Shkrimtari I Kombit
- Ode Kongresit Të Lushnjës
- Skënderbeu, Simbol I Lirisë
- Për Ditëlindjen Tënde
- Kur Troket Viti I Ri
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
- Kujtime Të Lagura
- Nëntor I Shqipërisë
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Fuqia E Flamurit
Komente 0