Alban Kënuti
Për Ditëlindjen Tënde
Bija jonë, sot feston,
Mami e babi të përqafon,
Si mëngjesi që agon,
Zemrat tona i bashkon.
Ditëlindja jote sjell behar,
Gëzim, dritë e lumturi,
Po rritesh vajzë e mbarë,
Për ne je veç dashuri.
Vit pas viti ti hedh shtat,
Çdo ditë më e rritur, më e gjatë,
Sa më shumë koha shkon,
Jetën tonë e zbukuron.
Shumë urime po të vijnë,
Nga familja fillimisht,
Pastaj radhazi plot të tjerë,
Kushërinj, shoqe e miq.
Rrugët sapo po i nis,
Me ëndrra plot e mendje të lirë,
Ne do jemi gjithmonë pranë,
Në çdo hap, në çdo dëshirë.
Sa më shumë fat në jetë,
Sa më shumë dituri,
Se me të do çash kudo,
Më e madhja pasuri.
Mami e babi të përqafon,
Si mëngjesi që agon,
Zemrat tona i bashkon.
Ditëlindja jote sjell behar,
Gëzim, dritë e lumturi,
Po rritesh vajzë e mbarë,
Për ne je veç dashuri.
Vit pas viti ti hedh shtat,
Çdo ditë më e rritur, më e gjatë,
Sa më shumë koha shkon,
Jetën tonë e zbukuron.
Shumë urime po të vijnë,
Nga familja fillimisht,
Pastaj radhazi plot të tjerë,
Kushërinj, shoqe e miq.
Rrugët sapo po i nis,
Me ëndrra plot e mendje të lirë,
Ne do jemi gjithmonë pranë,
Në çdo hap, në çdo dëshirë.
Sa më shumë fat në jetë,
Sa më shumë dituri,
Se me të do çash kudo,
Më e madhja pasuri.
© 30 Dhjetor 2025.
Për vajzën time që feston ditëlindjen, dhe për çdo fëmijë tjetër që u sjell lumturi prindërve për çdo vit të jetës së tyre.
Për vajzën time që feston ditëlindjen, dhe për çdo fëmijë tjetër që u sjell lumturi prindërve për çdo vit të jetës së tyre.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Kur Troket Viti I Ri
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
- Kujtime Të Lagura
- Nëntor I Shqipërisë
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Fuqia E Flamurit
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Çmimi I Mirësisë
- Plumbi I Jetës
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Engjëjt E Zjarrit
- Kushtrimi: Nato - Uçk!
- Dashuri Dhe Ndarje
Komente 0