Alban Kënuti
Luftëtarët E Botës Dhe Paqja
Në male të largëta, në fusha pafund,
Ngrihen luftëtarët me shpirt e mund.
S’janë vetëm trima me armë në dorë,
Janë bij nënash që e masin jetën me orë.
Nëpër stuhi, mes zjarresh që bien,
Ruajnë ëndërra që prej botës nuk shihen.
Nën qiellin e kthjellët fëmijët të lozin,
Dhe kurrë në jetë mos ta njohin mitralozin.
Dikush mbron kufirin, dikush mbron një urë,
Dikush një kala, e dikush një flamur.
Por në thelb të çdo zemre që lufton me mundim,
Fshihet një lutje: “O Zot, sill paqen në vendin tim!”
Paqja s’është vetëm mungesë e krismave në ajër,
Por bukë në sofrat e fëmijëve të pafajshëm.
Është babai që kthehet, është nëna që lutet,
Është shpresa që vjen kur urrejtja zbutet.
Luftëtarët e botës nuk kërkojnë lavdi,
Duan një vend ku të rriten fëmijët në liri.
Toka të mos ketë gjurmë baruti, por begatie,
Dhe ku çdo njeri të jetojë pa mungesë sigurie.
Kur krismat të heshtin dhe tymi të tretet,
Mbi plagët e tokës një melodi do mbetet:
Kënga e paqes, që shpresën e zgjon,
Është ajo që njerëzimin përpara e çon.
O luftëtarë të heshtur, kudo ku jeni,
Qoftë paqja fitorja që në zemër e keni.
Le të bjerë urrejtja e verbër e errësirës,
Dhe të ngrihet ajo botë që i falet së mirës.

© 29 mars 2026.
Për të gjithë ata që luftojnë për paqe dhe liri, si dhe për çdo fëmijë që meriton të rritet i sigurt dhe i lumtur.
Për të gjithë ata që luftojnë për paqe dhe liri, si dhe për çdo fëmijë që meriton të rritet i sigurt dhe i lumtur.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Shqipëri E Harruar
- Kur Zgjohet Pranvera
- Ode Për 8 Marsin
- Mësuesit Shqiptarë
- Magjia E Dimrit
- Diçka
- Tirana Jonë
- Shiu I Vërtetë
- Ismail Kadare, Shkrimtari I Kombit
- Ode Kongresit Të Lushnjës
- Skënderbeu, Simbol I Lirisë
- Për Ditëlindjen Tënde
- Kur Troket Viti I Ri
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
Komente 0