Alban Kënuti
Ode Kongresit Të Lushnjës
Në Lushnjë u mblodhën
burrat me mend,
në një moment historik
që s’duhet harruar,
të mbronin Shqipërinë,
tokë e të parëve,
nga çdo krah i atdheut,
të gjithë të bashkuar.
“Jo Konferencës së Londrës!”
thanë njëzëri,
“Copëtimin,
ne s’do ta pranojmë kurrë!”
Me zemër të zjarrtë
vendosën me guxim:
“Shqipëria do të mbetet
e pandashme, me flamur!”
Qeverinë e Durrësit,
e hodhën poshtë,
si shenjë krenarie,
akt i burrërisë.
“Ne do të bëjmë
shtetin tonë,
Tirana do të jetë
kryeqyteti i Shqipërisë!”
Në mes të luftës,
një dritë shpërtheu,
shqiptarët u ngritën,
si shqiponja që fluturon.
Pavarësia, me gjak,
u vulos përfundimisht,
Kongresi i Lushnjës,
themel i Shqipërisë,
që sot ekziston!
burrat me mend,
në një moment historik
që s’duhet harruar,
të mbronin Shqipërinë,
tokë e të parëve,
nga çdo krah i atdheut,
të gjithë të bashkuar.
“Jo Konferencës së Londrës!”
thanë njëzëri,
“Copëtimin,
ne s’do ta pranojmë kurrë!”
Me zemër të zjarrtë
vendosën me guxim:
“Shqipëria do të mbetet
e pandashme, me flamur!”
Qeverinë e Durrësit,
e hodhën poshtë,
si shenjë krenarie,
akt i burrërisë.
“Ne do të bëjmë
shtetin tonë,
Tirana do të jetë
kryeqyteti i Shqipërisë!”
Në mes të luftës,
një dritë shpërtheu,
shqiptarët u ngritën,
si shqiponja që fluturon.
Pavarësia, me gjak,
u vulos përfundimisht,
Kongresi i Lushnjës,
themel i Shqipërisë,
që sot ekziston!
© 17 Janar 2026.
U dedikohet burrave trima e të mençur të Kongresit të Lushnjës, të cilët, më 21-31 janar 1920, me guxim dhe vendosmëri, morën vendime historike për të mbrojtur Shqipërinë.
U dedikohet burrave trima e të mençur të Kongresit të Lushnjës, të cilët, më 21-31 janar 1920, me guxim dhe vendosmëri, morën vendime historike për të mbrojtur Shqipërinë.
Më shumë nga Alban Kënuti
- Skënderbeu, Simbol I Lirisë
- Për Ditëlindjen Tënde
- Kur Troket Viti I Ri
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
- Kujtime Të Lagura
- Nëntor I Shqipërisë
- Ismail Qemali, Babai I Kombit
- Himn Për Gjuhën Shqipe
- Fuqia E Flamurit
- Dhimbje Dhe Shpresë
- Çmimi I Mirësisë
- Plumbi I Jetës
- Jeta Mes Ekstremit Dhe Balances
- Engjëjt E Zjarrit
Komente 0