Alban Kënuti
Rapsodia E Eposit Të Kreshnikëve
Me lahutë në dorë, rapsodi,
thur vargje epike për kreshnikët.
Fishta i madh e dëgjon me ëndje,
si lartësohen trimat e fisnikët.
Rapsodia na çon tek Muji e Halili,
dy vëllezër viganë e të palodhur,
me bëmat e tyre çudisin Ballkanin,
besnikë të Malësisë, gjithnjë të pamposhtur.
Muji, i fuqishëm si mali,
me besë, trimëri dhe qëndresë;
Halili, i vrullshëm, i papërmbajtshëm,
me vëllanë bëhen një në çdo betejë.
Muji dhe Halili në beteja dalin,
shpatat shndrisin, sllavët dridhen fort;
me zemra të zjarrta që kurrë s’ndalen,
kreshnikët triumfojnë nga fronti në front.
Në përballje me ushtarët e Krajlit,
i mundin me forcë dhe trimëri.
Taborët e asqerëve të Sulltanit,
i përzënë me fuqi dhe vendosmëri.
Rapsodi vijon, i bie lahutës,
tingulli i saj kreshnikët na sjell pranë.
Nga mesjeta e largët dhe e lavdishme,
për heronjtë tanë që jetën dhanë.
Për vlerat e shenjta të Malësisë,
që kurrë s’i patën tradhtuar,
Kreshnikët në zemër i mbajmë,
me lavdi e flamur të mbuluar.

© 10 dhjetor 2025.
Për heronjtë shqiptarë të Malësisë, nga Shqipëria në Kosovë e deri në Malin e Zi, që me besë, trimëri dhe gjak mbrojtën trojet e veta. Për ta këndon Lahuta dhe rapsodi thur vargje, duke ruajtur lavdinë e tyre të pavdekshme.
(Në nder të njohjes së Lahutës Shqiptare si pjesë e trashëgimisë jomateriale nga UNESCO, dhjetor 2025.)

Më shumë nga Alban Kënuti
- Nostalgjia E Vitit Të Ri
- Kur Troket Viti I Ri
- Për Ditëlindjen Tënde
- Skënderbeu, Simbol I Lirisë
- Ode Kongresit Të Lushnjës
- Ismail Kadare, Shkrimtari I Kombit
- Shiu I Vërtetë
- Tirana Jonë
- Diçka
- Magjia E Dimrit
- Mësuesit Shqiptarë
- Ode Për 8 Marsin
- Kur Zgjohet Pranvera
- Shqipëri E Harruar
- Luftëtarët E Botës Dhe Paqja
- Ibrahim Rugova, Njeriu I Paqes
Komente 0